Flash News

KRYESORE

Nis sot regjistrimi i pronave në jug rë vendit, Lame: Kush do të përfitojë nga ky proces

Nis sot regjistrimi i pronave në jug rë vendit, Lame: Kush do të

Nis sot procesi i regjistrimit të pronave në jug të vendit, kryesisht në zonën bregdetare.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Kadastrës, Artan Lame në një dalje për mediat.

Sipas tij, zona bregdetare në jug është mjaft problematike, pasi herë pas here procesi është ndeshur me dokumente false e presione të vazhdueshme, ndërsa sqaron se kush do të përfitojë prej tij.

“Nga procesi pritet të përfitojnë 8 mijë banorë, do të trajtojë 16 mijë e 500 prona private, por edhe 5200 pasuri shtetërore.

Në 26 vite, ky proces ka nisur dy herë, por është braktisur pa e çuar deri në fund. Zona bregdetare në jug është mjaft problematike, pasi herë pas here procesi është ndeshur me dokumente false e presione të vazhdueshme”, u shpreh Lame, duke sqaruar se regjistrimi do të monitorohet nga ekspertët të dërguar nga Tirana.

Të fundit