Flash News

KRYESORE

Nis takimi Basha-Glover, cili është qëndrimi i opozitës për 30 qershorin

Nis takimi Basha-Glover, cili është qëndrimi i opozitës

Ka nisur sot takimi mes drejtueses së Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dehe Glover vjen vetëm pak ditë përpara 30 qershorit, një datë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe atyre politike.

Opozita këmbëngul që të mos shkojë në zgjedhje me 30 qershor, duke kërkuar zbatimin e dekretit të presidentit Meta për anulimin e vendoreve në këtë datë. Nga ana tjetër tregohet e njëjta këmbëngulje nga qeveria për të shkuar në zgjedhje, duke e bërë nul vendimin e presidentit.

Frika më e madhe nëse mbetet përplasja civile nëse zgjedhjet do të mbajen me 30 qershor.

Ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të parandalojnë çdo akt dhune.

Nga ana e tij, kryeopozitari Basha i ka garantuar se nuk do të ketë rrëmujë nga PD në datën 30 qershor.

Të fundit