Flash News

KRYESORE

Nis takimi në rezidencën e SHBA, kush e përfaqëson opozitën parlamentare përballë Yuri Kim; fokusi i diskutimit

Nis takimi në rezidencën e SHBA, kush e përfaqëson

Ashtu siç u paralajmërua edhe më herët, në orën 10.00 ka nisur takimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim me përfaqësues të opozitës parlamentare në rezidencën amerikane, një ditë pas marrëveshjes konsensuale për Reformën Zgjedhore.

Në takim janë të pranishëm deputetja Rudina Hajdari dhe tre krerët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizi i grupit demokrat, Edmond Stojku i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, si dhe Nimet Musai i grupit të Pavarur.

Ata u thirrën nga Kim në takim pune për Reformën Zgjedhore, dy ditë pasi opozita parlamentare i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA dhe ambasadorit Luigi Soreca, ku shprehnin indinjatën për përjashtimin e tyre nga procesi zgjedhor.

Grupi opozitar i Parlamentit, shprehej se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negociatat për përjashtimin e sistemit.

Në letër thuhej se ishin të gatshëm të japin konsensusin e tyre që të arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtonin se po u vijua me përjashtim nuk do të bëhen kartonë për shumicën.

Kujtojmë se për votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor kërkohet një votim me shumicë të cilësuar, pra minimalisht 84 vota, ndërsa mazhoranca ka në parlament 78 vota pro.

Në kushte, duket se SHBA vijon negociatat për të bindur deputetët e opozitës parlamentare për të votuar reformën zgjedhore konsensuale të nënshkruar mbrëmë mes 4 palëve të Këshillit Politik.

Të fundit