Flash News

KRYESORE

Nis terapia e plazmës, Manastirliu: Po trajtohen 16 pacientet e parë, mes tyre edhe një politikan

Nis terapia e plazmës, Manastirliu: Po trajtohen 16 pacientet e parë,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, vlerësoi gjestin e dhurimit të gjakut nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke bërë të ditur se

Në spitalet COVID ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e plazmës së gjakut. Sipas ministres së Shëndetësisë, janë 16 pacientë po trajtohen oër herë të parë më këtë terapi të re, mes tyre edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Janë 51 qytyetarë të cilët na janë bashkuar në nismën tonë ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, të cilët, pasi e kanë kaluar COVID19 kanë dhuruar plazmën dhe nga ana tjetër janë 16 pacientë në Spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, që kanë përfituar nga kjo terapi e re. Plazma është një armë më shumë në të gjithë terapitë që ne tashmë kemi siguruar për trajtimin e COVID19”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar gjestin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Manastirliu tha se kërkohet që më shumë dhurues t’I bashkohen kësaj nisme, për të vijuar zinxhirin e solidaritetit sa i përket dhurimit të plazmës.

Të fundit