Flash News

KRYESORE

Niset për intervistë pune, zhduket 22-vjeçarja nga Kosova

Niset për intervistë pune, zhduket 22-vjeçarja nga Kosova

Arbnora Dobra, 22-vjeçare, nga qyteti i Skënderajt i Kosovës, rezulton e zhdukur prej tre ditësh.

Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në ora 11:00.

Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurre sepse telefoni i Arbnorës është i fikur.

Të afërm të saj kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale ku shkruajnë, “Kushdo që ka parë qoftë edhe një gjurmë të vetme ose pistë dyshimi, ta kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në: 192 ose 112”.

Të fundit