Flash News

KRYESORE

Nishani: Çfarë mendoj për Bashën si lider dhe për Partinë Demokratike

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Rufa, ish-presidenti Bujar Nishani u pyet nëse PD ka një përçarje me largimin e shumë politikanëve nga kjo forcë politike. 

“Ka një debat të vazhdueshëm që prej zgjedhjeve të kaluara, që me listat, që nuk u mor në konsideratë kontributi i tyre… Normal që debatet nuk mund të shmangen por unë besoj se debati duhet të jetë në planin e dytë në krahasim me angazhimin për t’u përballur me atë që është sfida e PD-së, por jo vetëm . Kështu që s’ka asgjë të keqe nga debatet. Në prevalencë ndaj debatit të brendshëm duhet të vijë një angazhim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i atyre që nuk janë sot në PD por që mund të jenë nesër… në tërësi e gjithë atij burimi të madh njerëzor që dhe janë angazhuar. Ndaj  unë mendoj që kjo situatë përtej debatit, duhet të gjenerojë si një forcë, në mënyrë që hapi i dytë të eliminojë defekte”, u shpreh Nishani.

Ndërsa i pyetur në lidhje me mendimin që ka për Bashën, ish presidenti u shpreh se e vlerëson shumë liderin e PD-së, ndonëse duhet kohë për të fituar popullaritet si Berisha.  

“Kam vlerësimin maksimal për zotin Basha. Patjetër që popullariteti fitohet me përballje …me dështime, por mendoj se zoti Basha ka përgjegjësinë e lidershipit, e ka marrë të konfirmuar nga PD, ka eksperiencë, ka mbështetjen e të rinjve. Unë besoj se zoti Basha do të vijë gjithmonë duke fituar besimin e atyre të cilët duan të shikojnë te kryeministri i ardhshëm gjëra konkrete, detaje konkrete, qëndrime konkrete, për çështje konkrete sociale, ekonomike”, shtoi më tej Nishani.

Të fundit