Flash News

KRYESORE

Nishani flet pas takimit me Metën: U njoha me çështje të pa bëra publike, mbështes plotësisht presidentin

Nishani flet pas takimit me Metën: U njoha me çështje të

Ish presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se mbështet plotësisht qëndrimin e presidentit Ilir Meta lidhur me përplasjen e krijuar së fundmi sa i takon emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit me presidentin, Nishani tha se është njohur me disa çështje që nuk janë të bëra ende publike nga presidenti, e që tregojnë për një tendencë për të minuar besueshmërinë e proceseve shtet-ndërtuese në vend.

“Kuvendi nuk respekton kushtetutën sidomos kapitullin për drejtësinë që u miratua me kones nga politika.

U njoha me disa çështje që nuk janë të bëra ende publike nga presidenti, e që tregojnë për një tendencë për të minuar besueshmërinë e proceseve shtet-ndërtuese në vend.

E mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues, të integritetit. I takon presidenti ti bëjë publike këto fakte por besoj se cdo veprim janë në kompleksitetin e lidhur me minimin e procesit që ka ndjekur presidentit dhe ne duhet të kemi të nevojshme ndërtimin e një shteti të së drejtës”, tha Nishani.

I pyetur nëse ky ngërç do të merrte zgjidhje nëse shkon në Komisionin e Venecias siç propozon ambasada e SHBA në Tiranë, Nishani tha se nuk ka arsyetim ligjor për këtë akt.

“Është një çështje që nuk ka asnjë lloj baze politike dhe ligjore. Për Reformën në drejtësi dhe rastin konkreti i ka dhënë në mënyrë eksplicite rekomandimet e saj. Në këtë rast, ka tre çështje me rëndësi që kanë nevojë për zbatim:

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtar, 3 zgjidhen nga presidenti, 3 parlamenti dhe 3 Gjykata e Lartë

Anëtari i pari zgjidhet nga presidenti, i dyti nga parlamenti , i treti nga Gjykata e Lartë e kështu me radhë

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nis detyrën pas betimit para presidentit. Pra, këto janë të qarta dhe s’kanë nevojë për interpretim mbi rekomandimet që ka sjellë Venecia”, tha ish presidenti, i cili vjen në kuadër ta takimeve konsultative me kreun e shtetit Ilir Meta me ish presidentët e vendit.

Të fundit