Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nishani flet për “Deutsche Welle-n”: Çfarë përfiton Bashkimi Evropian nga anëtarësimi i Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë vizitës në Berlin dha një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle-n” në të cilën foli për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Shqipëria është duke u përgatitur të anëtarësohet në të si një kontribuese, jo si konsumatore.
Deutsche Welle: Mirë se keni ardhur Zoti Nishani, President i Republikës së Shqipërisë! Të flasim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ju aplikuat në vitin 2009, fituat statusin zyrtar të kandidatit në vitin 2014, pse mendoni se përparimi ka qenë i ngadaltë?
Presidenti Nishani: Natyrisht që objektivi i të gjithë shqiptarëve për t’iu bashkëngjitur familjes evropiane, ka rëndësi parësore për të gjithë ne. Pse ka kaluar kaq kohë? Sepse na duhet të përgatitemi, të jemi gati. Sepse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për shqiptarët përbën një ëndërr, është një objektiv politik, është një përkushtim shoqëror. Nga ana tjetër na duhet të bëhemi gati, të përgatitemi, sepse duam shumë të bëhemi pjesë e kësaj familjeje, por të anëtarësohemi si kontribues, jo si konsumatorë. Kështu që ky është një proces dhe mbi këtë na duhet të mbështetemi. Dhe duke qenë proces, kjo do të thotë që ka disa faza. Dhe fazë pas faze, duke përparuar hap pas hapi, duke përgatitur veten, ne do t’i bindim partnerët tanë që Shqipëria sot është gati për të qenë pjesë e kësaj familjeje dhe që do t’i japë asaj disa kontribute. Së pari, ndihem krenar që një shumicë e madhe e popullit shqiptar reflekton dhe paraqet një vullnet të fuqishëm dhe qëllim për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, sepse beson shumë në parimet, vlerat dhe civilizimin e kësaj familjeje. Nga ana tjetër, ne jemi tërësisht të angazhuar e të përkushtuar që të përmbushim detyrat dhe përgjegjësitë tona duke punuar së bashku me partnerët e tjerë dhe duke u përgatitur që Shqipëria një ditë të jetë gati për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje.
DW: Pra kjo është një ëndërr, të cilën ju dëshironi ta bëni realitet dhe që e keni marrë seriozisht. Anëtarësimi është i rëndësishëm për Shqipërinë. Por Evropa çfarë fiton në këtë mes?
Presidenti Nishani: Mendoj se është e nevojshme që shoqëria evropiane të kuptojë pikësëpari se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit i përkasin në mënyrë të natyrshme identitetit evropian. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse na duhet të rrisim mirëkuptimin me njëri-tjetrin. Së dyti, mendoj se Evropa duhet ta mbajë gjallë këtë proces – procesin e integrimit evropian për Shqipërinë, dhe jo vetëm për të, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse procesi i integrimit evropian ka qenë, dhe ende është mekanizmi më i mirë për të gjitha vendet dhe kombet në këtë rajon kaq të vështirë, për ripajtim mes tyre, për të arritur begatinë e për të punuar së bashku…
DW: Ju kërkoj ndjesë që po ju ndërpres, por ju po flisni për përfitimet që do të ketë Shqipëria dhe shqiptarët, përfitimet e vendeve fqinje tuajat, çfarë dhe si përfiton Bashkimi Evropian nga anëtarësimi në të i Shqipërisë? Si do t’ia paraqitni e t’i bindni njerëzit në Romë, në Berlin, ose edhe në Greqi, për idenë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?
Presidenti Nishani: Po, e drejtë. Është vërtet një pyetje shumë e mirë. Ne duhet ta paraqisim veten, mundësitë tona dhe kontributin tonë gjithashtu, sepse pikërisht për këto arsye e përmenda që duhet të anëtarësohemi si kontribues, dhe jo si konsumatorë. Por çfarë do të thotë si kontribues? Së pari, si territore, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit i përkasin zonës evropiane. Së dyti, na duhet që të punojmë së bashku për kapërcimin e sfidave me të cilat po përballemi në ditët e sotme duke filluar që nga siguria e deri te zhvillimi dhe ekonomia. Vendi im, Shqipëria si dhe vendet e tjera mund të kontribuojnë shumë duke shtuar e rritur shërbimin ndaj sigurisë. Në ditët e sotme, hapësira evropiane po përballet me shumë çështje shqetësuese si terrorizmi, valët e emigracionit të paligjshëm, refugjatët, e gjëra të tilla të ngjashme, ndryshimet klimaterike, varfërinë, kështu që si një krah i zonës evropiane, Ballkani, përfshi edhe vendin tim, Shqipërinë, mund të shërbejnë për të zgjeruar fushën e bashkëpunimit dhe të sigurisë. Me një fjalë, Ballkani dhe vendi im është udhëkryqi më i mirë për shkëmbimin e mallrave dhe bashkëpunimin ekonomik mes Evropës dhe kontinenteve të tjera. Kështu që besoj se ka një mundësi të vërtetë për kontribut nga vendi im dhe te vendet e tjera.
DW: Zoti President Nishani, ju faleminderit që ishit me ne në “Deutsche Welle”!
Presidenti Nishani: Shumë faleminderit! Ishte kënaqësi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38