Flash News

KRYESORE

Nishani: Jam informuar në vitin 2016 për Habilajt, si reagoi Tahiri kur e vura në dijeni

Nishani: Jam informuar në vitin 2016 për Habilajt, si reagoi Tahiri

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur në lidhje me çështjen “Habilaj”  për "News 24", duke thënë se për këtë dosje është vënë në dijeni që në 2016.

Ai gjithashtu shprehet se këtë dosje ja ka bërë publike dhe ish-ministrit Tahiri i cili i ka hedhur poshtë të gjitha faktet brenda saj.

“ Aktiviteti kriminal i Habilajve është bërë publike nga Zagani kur sapo kishte filluar si aktivitet, pas asaj deklarate vazhdoi trafikimi i drogës, kjo gjë ngarkon me përgjegjësi organet politike dhe ligjore. Ne duhet të flasim për realitetin në të cilin ndodhemi, ne do t’i shkojmë deri në fund të vërtetës për grupin kriminal të Habillajve.

 Unë kam qe në vitin 2016 kur më kanë ardhur informacionet e para. Por përderisa ka marr informim Presidenti, padyshim kanë shkuar dhe të Kryeministri.

Unë e kam bërë publike faktin sepse nuk kam parë bashkëpunim nga ministria e Brendshme.

Madje ish-ministri, kur unë e kam informuar në lidhje me dokumentin në fjalë, ai i ka hedhur poshtë faktet”, ka thënë ish-presidenti Bujar Nishani.

Të fundit