Flash News

KRYESORE

Nishani: Japonia, një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar, faktor për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Nishani: Japonia, një aktor i rëndësishëm

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Shtetit për Çështjet e Jashtme të Japonisë, zotin Nobou Kishi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadrin edhe të hapjes për herë të parë të Ambasadës së Japonisë në Tiranë.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Japonia i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe vlerësoi vendimin e marrë së fundmi nga pala japoneze për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasadori rezident dhe hapjen për herë të parë të Ambasadës në Shqipëri. Kreu i Shtetit vlerësoi forcimin e marrëdhënieve shumë të mira e miqësore mes dy vendeve gjatë dy dekadave të fundit dhe theksoi se, “hapja e Ambasadës është një lajm shumë i mirë dhe një sinjal shumë i fortë i forcimit dhe pasurimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Japonisë për Shqipërinë e shqiptarët gjatë dy dekadave të fundit, veçanërisht të programeve të bashkëpunimit teknik e shkencor dhe atyre zhvillimore përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA-s, si dhe shprehu besimin se shumë shpejt do të ketë një intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve të drejtpërdrejta japoneze në Shqipëri.

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e qenësishëm dhe angazhimin konkret të Japonisë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe u shpreh se vijimi i këtij angazhimi është shumë i mirëpritur, pasi rajoni ende përballet me sfida të shumta në këtë drejtim. Nga ana e tij, Ministri japonez i Shtetit, Kishi shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vijuar mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e demokracisë e të shtetit ligjor në Shqipëri, si dhe vijimin e angazhimit për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri japonez i Shtetit, Kishi u takua sot edhe me personalitete të tjera si kreun e Kuvendit, Ilir Meta etj.

Të fundit