Flash News

KRYESORE

Nishani: Mazhoranca duhej të tregohej tolerante me opozitën, kemi bërë të njëjtën gjë në vitin 2009 me kërkesat e saj

Nishani: Mazhoranca duhej të tregohej tolerante me opozitën, kemi

I ftuar në një emision në RTVSH Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani foli mbi situatën politike në ven. Ajo vazhdon të mebtet shqetësuese sipas tij megjithëse nuk duhet humbur shpresa për një maturi nga palët politike për të zgjidhur krizën.

Nishani u shpreh se ndoshta situata nuk do të kishte precipituar në një gjendje të tillë nëse mazhoranca do të ishte treguar më tolerante ndaj kërkesave të opozitës. Kjo sipas tij pasi edhe opozita e sotme e cila në 2009 ka qenë në pushtet ka bërë të njëjtën gjë ndaj kërkesave të saj.

“Në 2009 isha ministër i brendëshëm dhe kishte një kërkesë të opozitës që të votonte me karta identiteti, brenda pak kohësh e kemi bërë kemi paisur gati 2 milion qytetarë me karta identiteti. Pse po i përmend? Për të treguar që në tërësi ne kemi pasur kulturë të mungesës së besimit. Edhe në rastin konkret do të kishte treguar maturi mazhoranca nëse do kishte qenë më tolerante në konfront të kërkesave të opozitës, nuk po hyj në detaje. E tregoj këtë sepse kemi një kulturë mosbesimi midis palëve politike. Situata është shqetësuese”-tha Nishani. 

Të fundit