Flash News

KRYESORE

Nishani: Rama i korruptuar dhe kryeministri i vetëm pa diplomë universitare

Nishani: Rama i korruptuar dhe kryeministri i vetëm pa diplomë

Ish-Presidenti Bujar Nishani mbështet protestën e studentëve. Në një reagim në Facebook ai shprehet se kryeministri Edi Rama është i vetmi në periudhën e 30 viteve të fundit pa një diplomë universiteti.

Reagimi i Nishanit:

Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korruptuar i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik. 

Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve.

Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare.

Një propagandë mjerane për “popullin armik”.

E qartë që studentët as kompleksohen , as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore.

Të fundit