Flash News

KRYESORE

Nishani rikthehet në Partinë Demokratike: Do kontribuoj pa patur poste

Nishani rikthehet në Partinë Demokratike: Do kontribuoj pa patur poste

Pas pesë vitesh në Presidencë dhe një javë nga përfundimi i mandatit, Bujar Nishani ka vendosur të rikthehet në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai thotë se tani është momenti që të vazhdojë të kontribuojë në PD, pa pasur poste dhe ofiqe.

“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi”- thote Nishani.

Ai thekson me tej se “Në kulturën time politike dhe civile nuk është e domosdoshme të kesh poste dhe ofiqe që të shërbesh dhe kontribuosh. Mjafton të kesh dëshirën, vullnetin e forcën shpirtërore dhe bëhesh i vlefshëm”.

Nishani ka qenë pjesë e PD-së që prej vitit 1991 dhe gjatë qeverive të kësaj partie ka mbajtur poste të rëndësishme si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Të fundit