Flash News

KRYESORE

Nishani rikthehet si radikal, kërkon përgjigje të ashpër për zgjedhjen e Gramoz Ruçit

Nishani rikthehet si radikal, kërkon përgjigje të ashpër

Pas përfundimit të detyrës si president të Republikës, Bujar Nishani po rrit gjithnjë e më shumë tonet për çështje të politikës të ditës. Nishani ka kërkuar një përgjigje radikale për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të Kuvendit, Gramoz Ruçin, ish-ministër i Brendshëm në periudhën e komunzimit.

“Ky është një veprim radikal që kërkon përgjigje radikale”, u shpreh Nishani në emisionin Studio e Hapur.

Më tej ai shtoi: “Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë qenë thjesht bashkëkohës gjatë kohës së dikaturës, por ka kanë qenë pjesë e mekanzimit represiv. Nuk mund të them në cilat vepra janë përfshirë sepse duhet të realizojmë ligjin e lustracionit. Është provokim i memories kolektive të shqiptarëve. Sot ka ende persona të humbur. Una fola për mekanzimin ku zoti Ruçi ka qenë pjesë.”

Nishani theksoi se Kongresi Amerikan dhe institucionet e BE-së kanë reaguar ashpër ndaj disa provokimeve të Ramës për të vlerësuar figura të periudhës së komunzimit.

Rikthimi në PD, Nishani i jep fund thashethemeve: Nuk do e rivalizoj kurrë Lulzim Bashën

Të fundit