Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nishani: Si u bllokuan dhe u asgjësuan provat e dosjes ‘Tahiri’ nga regjimi i narkos
Për ish presidentin Bujar Nishani, vendimi i djeshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri është një provë e kapjes së drejtësisë nga mafia dhe krimi i organizuar.
Në një reagim të gjatë në facebook, Nishani u shpreh se ‘regjimi i narkos bëri gjithçka të bllokonte marrjen e provave dhe asgjësimin e plotë të tyre’.
Sipas Nishanit, “angazhimi i hapur i narkorregjimit për të bllokuar jo thjesht arrestimin e ministrit gangsterr por për të ndaluar kontrollin e menjëhershëm të banesës, ku prokuroria kërkonte prova materiale, ishte nisja e proçesit të fshehjes së krimit dhe jo zbulimit të tij.”
Postimi i plotë:
Dje pushteti i drejtësisë tentoi t’ju thotë shqiptarëve se nuk ka prova për ish-ministrin e akuzuar për trafikant e bashkëpunëtor me krimin e organizuar.
Por në të vërtetë, dje shqiptarëve ju demonstrua prova më e fortë dhe në flagrancë, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit të sistemit të drejtësisë nga Mafia dhe krimi i organizuar.
Shqiptarët u ushqyen prej dy vitesh rrjesht me iluzionin e rithemelimit të sistemit të drejtësisë dhe ribërjen e shtetit ligjor.
Dje shqiptarët dhe bota, panë se si nga një sistem drejtësie me plot të korruptuar e të pa aftë brenda tij, tashmë është kthyer në një sistem drejtësie të kapur, kontrolluar dhe përdorur nga mafia dhe krimi i organizuar.
Eshtë e vërtetë që rregjimi narkos, bëri gjithshka të bllokonte marrjen e provave, shkatërrimin dhe asgjesimin e plotë të tyre.
Angazhimi i hapur i narkorregjimit për të bllokuar jo thjesht arrestimin e ministrit gangsterr por për të ndaluar kontrollin e menjëhershëm të banesës, ku prokuroria kërkonte prova materiale, ishte nisja e proçesit të fshehjes së krimit dhe jo zbulimit të tij.
Megjith angazhimin kriminal të narkorregjimit provat bazike ishin dhe mbeten aty, sepse jo vetëm që ishin bërë publike por ishin e janë edhe në dosjet e agjensive ligjzbatuese të vendeve partnere.
Për drejtësinë e narkorregjimit nuk përbën provë ;
– makina e ministrit dhënë trafikantëve të kalonin serbes e pa guxuar kush, ti kontrollonte në kufi.
Një skemë tipike mafioze, ku bosi bënte shitjen formale me letra të makinës, që nëse kapej nga vendet e huaja, u thoshte shqiptarëve se unë e kam shitur dhe kështu dënoheshin veç ushtarët, por nga ana tjetër nuk deklaronte zyrtarisht shitjen dhe pronësinë e re, që policia shqiptare ta trajtonte si makina e ministrit.
Po ju kujtoj sot shqiptarëve se nga grabitja e parave në Rinas janë në burg vetëm ata mekanikët që adaptuan makinën e grabitësve, apo jo ?
Për drejtësinë e narkorregjimit nuk përbën provë as ;
– skafi me kapiten ministrin gangsterr por i paguar nga kapo i bandës dhe administruar në lëvizjen e tij me hyqmin e ministrit.
Nuk përbëjnë provë për drejtësinë e narkorregjimit as ;
– përgjimet e bandës tek deklarojnë dhuratat dhe paratë e dhëna për blerjen e votave në fushatën elektorale.
Nuk janë provë as ;
– qindramilionat e gjendura me patentat e skafistit ministër në të njëjtin e vend, falë aksidentit në ikje ndaj kontrollit të policisë.
Nuk qenka provë as ;
– emërimi i drejtuesve të policisë në akset kyçe të trafikimit dhe përfshirja e tyre në bashkëpunim drejtpërdrejt me bandën.
Nuk është provë sipas drejtësisë së narkorregjimit as ;
– fshehja e kanabizimit masiv dhe mashtrimi i opinionit publik, si një sinjal i qartë për policinë për të mos guxuar të ndalojë trafikun.
Nuk denjon as ta marrë si provë, drejtesia e narkorregjimit ;
– dëshminë e ish oficerit të policisë, Zagani dhe përfshirjen e ish ministrit gangsterr në përndjekjen dhe linçimin e këtij polici që guxoi të denoncoi dhe hetoi grupin kriminal.
Natyrisht që nuk mund të konsideronte provat flagrante drejtësia e komanduar nga narkorregjimi i cili pas emërimit skandaloz dhe antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm, lëshoi avoketerit mediatik të tij në butaforinë e shëmtuar në çdo ekran dhe hapsirë mediatike, duke na “garantuar” se do të ishte vetëvrasje për rregjimin po të largonte prokurorët që hetonin ish-ministrin gangsterr.
Se ajo nuk mund të ndodhte kurrë , etj., etj. !
Nuk kaloj shumë dhe prokurorët u shkarkuan dhe dosja u shkalafit turpësisht.
Por sado të përpiqet drejtësia e narkorregjimit të fshehë provat, kushdo në Shqipëri, Amerikë dhe Evropë e njeh mirë doktrinën e drejtësisë penale.
Se si konsiderohet fajtor një bos i krimit të organizuar.
Pablo Eskobar, nuk u dënua se transportonte ai vete me thesin në krah drogën.
Toto Riina nuk u dënua se ishte filmuar duke vrarë ai me armë në dorë viktimat e mafies.
Në Shqipëri dhe në botë ka shumë bosë të krimit të dënuar nga përgjimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve si prova të krimit të kryer.
Narkorregjimi harron se droga masive nuk shkoi dhe helmoi vetëm Italinë, por shumë prej vendeve të tjera evropiane, Gjermaninë, Francën, Holandën, Britaninë e Madhe, etj.
Rregjimi harron se kriminalizimi i rëndë i shtetit dhe institucioneve të një vendi anëtar i NATO-s, ka minuar drejtpërdrejtë sigurinë e të gjitha vendeve të hapsirës trans-atlantike. Ndaj rregjimi nuk duhet të harrojë se pavarësisht që e ka dorëzuar drejtësinë shqiptare te mafia dhe krimi organizuar, kjo çështje dhe të tjera të ngjashme, bazuar në të gjitha konventat dhe praktikat ndërkombëtare, do të mund të hetohet dhe gjykohet në cilindo prej vëndeve të aksit euro-atlantik.
Shqiptarët e kërkojnë dhe e shpresojnë shumë këtë.
Por sot, beteja me mafien që ka kapur jo vetëm qeverisjen por dhe pushtetin e drejtësisë tàshmë, është një betejë jashtëzakonisht e madhe dhe që do të zhvillohet me dimensione të papara më parë, e që duan ta qesharakizojnë duke e zëvendësuar me “takim për kafe” ku të shkruhen ca nene Kodi, se si krijohen komisionet e qendrave të votimit nëpër katundet e Shqipërisë.
Sot, mafia dhe krimi i organizuar po bëjnë gjithshka jo vetëm të bllokojnë rrugëtimin evropian të shqiptarëve, por ti largojnë ata sa më shumë të jetë e mundur nga modeli dhe aleanca perëndimore.
Pikërisht për këto, sot shqiptarët janë të thirrur në një betejë për sakrifica të mëdha, përndryshe do të shuhet dhe i fundit prej tyre mbi këtë dhè.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38