Flash News

KRYESORE

Nishani tregon ministrin që nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, as institucionale, as njerëzore

Nishani tregon ministrin që nuk ka pasur asnjë marrëdhënie,

“Nuk kam pasur asnjë shkëmbim “shpatash” me asnjë ministër sepse nuk ma lejonte niveli i detyrës dhe i postit që kryeja që të kaloja në komunikime apo përballje me ministrat, tha presidenti Nishani në intervistën bërë në “Arena” nga Dritan Hila. Nuk kam bërë ndonjë vlerësim individual me ministrat. Mund të them se në komunikim kam pasur normalisht me ministren e Mbrojtjes për problematikat që ka pasur pavarësisht se sa janë pranuar apo sa janë refuzuar për t’u marrë apo trajtuar nga ministrja e Mbrojtjes, por komunikimi ka qenë korrekt, institucional, ka qenë normal. Ju përmendët ministrin e Brendshëm. Nuk bëhet fjalë të kishe komunikim sepse nuk kishte as parametrat për të pasur një komunikim jo institucional por as njerëzor. Me ministrin e Financave kemi pasur komunikim institucional shumë korrekt. Ia është dashur shpesh herë ndërhyrja apo dhënia e aksesit Presidentit të Republikës që disa akte të hynin menjëherë në fuqi dhe të tejkaloheshin procedurat burokratike në zyrën e Presidentit të Republikës dhe në 100% të rasteve jam treguar i gatshëm sepse ishte interesi i shtetit, nuk ishte interesi thjesht i ministrit të Financave dhe natyrisht i bëhej mirë edhe ministrit. Ministri i Financave ka pasur komunikim korrekt.

 

Të fundit