Flash News

KRYESORE

"Nisi të qante kur mori vesh që kishte puthur Tristan", Jordyn justifikon tradhtinë ndaj Kylie-t dhe Khloe-s

Lajmi se Jordyn Woods ka flirtuar me Tristan Thempson, zuri vend në shumë media ndërkombëtare. Tristan njihet si një tradhtar "kronik" por ajo që i dhëmbi më shumë bashkëshortes së tij  Khloe Kardashian ishte vajza me të cilën e tradhtoi basketbollisti.

Jordyn ishte shoqja e ngushtë e Kylie Jenenr dhe jetonte me të. Madje Kylie dhe gjithë familja Kardashian-Jenner e përkrahnin Jordyn dhe e kishin ndihmuar dhe të ecte në karrierë.

Por ajo ua ktheu me të keq, kur tradhtoi gjithë familjen me Tristan Thempson. Megjithatë, ajo ka një justifikim edhe pse asnjë njeri nuk po ia pranon.

Sipas TMZ, Jordyn i është lutur familjes Kardashian/Jenner që ta falin, ndërsa është shprehur se as nuk i kujtohej puthja. Ajo kishte pirë aq shumë sa as nuk i kujtohet asgjë nga festa dhe se nisi të qante kur i thanë që kishte puthur Tristan-in.

“Njerëzit zbulojnë veten e tyre përmes veprimeve”, shkroi në një postim Khloe, duke e quajtur më pas Jordyn gjarpër.

Të fundit