Flash News

KRYESORE

Nisin arrestimet pas tërmetit, pranga drejtorit dhe nëndrejtorit të Kavalishencës në Durrës

Në kuadër të hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe shumë shtëpi banimi i shkatërruan, tashmë kanë nisur edhe arrestimet e para.

Sipas Top Channel, janë lëshuar 17 urdhra arresti dhe mes tyre janë edhe drejtori i Kavalishensës Ahmet Doda dhe nëndrejtori i Kavalishensës Kujtim Hasa.

Kujtojmë se objekti që u shemb nga tërmeti ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj ishte shpallur i pabanueshëm më 21 shtator, pra në tërmetin e parë të fuqishëm.

Drejtuesit e këtij institucioni po merren në pyetje se pse është lejuar që komisari ka qëndruar në atë godinë kur ishte cilësuar e dëmtuar.

Po ashtu urdhër ndalimi u lëshua edhe për ndërtuesit e pallateve në Durrës që u shemben, mes tyre 6 katësh- që u shemb në lagjen 18, si dhe pronarin e hotelit “Vila Palma”, ndërtuesin e të hotel “Vila Mare”.

Të fundit