Flash News

KRYESORE

Nisin përgatitjet për festën madhështore, kush është shqiptari i ftuar në ditëlindjen e Melania Trump

Ndonëse ditëlindja e saj daton më 26 prill, duket se përgatitjet kanë nisur që tani për festën e ditëlindjes së zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump. Me siguri, të ftuarit do të jenë të shumtë dhe shumë selektivë, por pavarësisht kësaj pjesë e kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe një shqiptar.

Ai është Çezar Ndreu, një shqiptar që jeton në Amerikë dhe që njihet si mbështetës në fushatën e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Happy Birthday 

First Lady

Melania Trump 

Thank you Mr President!

(Është nder për mua dhe familjen time ! Por dhe për shqiptarë të asaj pjesë që vuajtën nën regjimin diktatorial komunist !)

God bless America 

God bless Albania too!

Proud to be a Albanian American!

Nder të jem pjesë e festimit të ditëlindjes së Zonjës së Parë Melania Trump!”, shkruan Ndreu në facebook dhe publikon edhe ftesën e marrë nga familja presidenciale.

 

 

Ndreu është një ish-i përndjekur politik dhe është pasardhës i patriotëve Cen Elezi dhe Elez Isufi, ky i fundit i njohur si prijës popullor i çetave të krahinës së Dibrës.

Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj.   

Të fundit