Flash News

KRYESORE

Nisin problemet në shkolla, dy nxënës të dehur në Fier, pas rrahjes përfundojnë në spital

Nisin problemet në shkolla, dy nxënës të dehur në Fier,

 Ende pa nisur mirë viti shkollor, në javën e dytë të tij, kanë nisur edhe problemet me nxënësit në shkolla. Konsumimi i pijeve aloolike është bërë shkak i një sherri mes disa nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, ku si pasojë kanë mbetur dy të lënduar. Mësohet se pas debatit me njëri-tjetrin gjimnazitët kanë filluar të qëllojnë me grushta dhe si rezulatat kanë mbetur të lënduar dy prej tyre.

Polica dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe nxënësit e plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku thuhet sa janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes ku deklaruan se shkak i sherrit midis nxënësve ishte gjendja e dehur e tyre. Një gjë të tillë e konfirmuan edhe mësuesit, të cilët pohuan se nxënësit kishin konsumuar pije alkoolike me rastin e ditëlindjes së një shoku të tyre.

Më pas në gjendje të dehur nxënësit kanë debatuar në oborrin e shkollës dhe kanë filluar të qëllojnë me grushta njëri-tjetrin. Gjithashtu bëhet me dije se nga zënka është goditur me grushta edhe roja i shkollës, pasi kishte ndërhyrë për të ndarë gjimnazistët.

 

Të fundit