Flash News

KRYESORE

Nisin protestat kundër marrëveshjes së detit, qytetarët do mblidhen te Kryeministria

Negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e marrëveshjes detare ka shkaktuar reagime të forta në Tiranë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se vendi i tij ka zgjeruar territorin me 12 milje detare.

Pavarësisht se Ministria e Jashtme e Shqipërisë flet për “diskutime eksploratore” dhe jo marrëveshje konkrete, në Tiranë qytetarët kanë nisur të organizohen për daljen në protesta.

Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë lajmëruar një protestë, të shtunën e 3 shkurtit, në orën 11:00, përpara Kryeministrisë.

Në reagimin e tyre thuhet:

Thirrje për Protestë për të ndaluar faljen e detit Greqisë:

Diten e Shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

SHQIPTARE, PA DALLIME FEJE, KRAHINE, IDEJE, POLITIKE:

Duke pare reagimet tuaja ne lidhje me lajmin se Qeveria e Shqiperise i ka falur 12 milje ne det Greqise, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtem i Greqise, per mediat greke, vendosem:

Te therrasim nje proteste diten e shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

Kujdes! Proteste pa dallime politike. E perbere vetem nga ata qe e duan me zemer e shpirt atdheun tone. Mikrofoni i hapur per te gjithe. Proteste popullore, pa lider.

Une edhe i vetem do jem aty, sepse do t'a mbrojme territorin e Shqiperise ne cdo cep, me cdo kusht dhe ne cdo kohe.

Nese je patriot, te lutem shperndaje kete status dhe fto sa me shume shqiptare. Aty, te gjithe bashke, do te vendosim per mjetet qe do te perdorim per anullimin e kesaj marveshje.

Mos harroni se cfare ka thene Ismail Qemali: "Ne nuk do te pranojme asnje te keqe per vendin tone, as te madhe, as te vogel." 

Të fundit