Flash News

KRYESORE

"Nisin punimet për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit në Rrugën e Kombit"; Rama jep lajmin e mirë, thumbon opozitën

Kryeministri Edi Rama njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit në Rrugën e Kombit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon parametrat e veprës së re e cila pritet të ndërtohet duke thënë se: “Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!”

Ndër të tjera, edhe kësaj here, Kryeministri nuk është kursyer ndaj Opozitës, duke sqaruar se  “dallimi mes qeverisë sot me atë më përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë”.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë😉

*** po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!

Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës për montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator✌️

Të fundit