Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nisin punimet për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, projekti do t’i përmbahet konfiguracionit origjinal të ndërtesës
Kanë nisur sot punimet për restaurimin e shtëpisë ku ka jetuar At Gjergj Fishta në periudhën e hershme të jetës së tij. Banesa - e cila ndodhet në Lezhë - mban statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së “II”-të, shpallur me Vendim të Komiteti të Kulturës dhe Arteve, Nr.4, datë 7.05.1991 dhe Vendim të MTKRS me Nr.702, datë 05.06.2008.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Kulturës, ku theksohet se në projekt i është dhënë rëndësi dhe punimeve në oborrin e godinës, ku përfshihen restaurimi i murit rrethues dhe kangjellave metalike; shtrimi i rrugës, që lidh portën e hyrjes në oborr me hyrjen kryesore, në banesë; realizimi i një sistemi drenazhi dhe sistemimet e jashtme me gjelbërim.
Deklarata e plotë:
Nisën sot punimet për restaurimin e shtëpisë, ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.
Banesa e At’Gjergj Fishtës, në Fishtë, Lezhë, mban statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së “II”-të, shpallur me Vendim të Komiteti të Kulturës dhe Arteve, Nr.4, datë 7.05.1991 dhe Vendim të MTKRS me Nr.702, datë 05.06.2008.
Projekti synon restaurimin e plotë të banesës, me një fond prej 5,935,887 lekë.
Punimet restuaruese do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati.
Në projekt i është dhënë rëndësi dhe punimeve në oborrin e godinës, ku përfshihen restaurimi i murit rrethues dhe kangjellave metalike; shtrimi i rrugës, që lidh portën e hyrjes në oborr me hyrjen kryesore, në banesë; realizimi i një sistemi drenazhi dhe sistemimet e jashtme me gjelbërim.
Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti inspektoi fillimin e punimeve të shumëpritura nga komuniteti vendor.
Sipas Ministres Margariti, “pavarësisht problematikave, me të cilat është përballur vendi ynë gjatë muajve të fundit, që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, te pandemia COVID 19, Ministria e Kulturës e mbajti premtimin e dhënë në 23 tetor 2019, në Lezhë, me rastin e ditëlindjes së Fishtës”.
Ky projekt restaurimi është pjesë e një projekti më madhor, që parashikon prekje edhe në stacione të tjera nga ka kaluar jeta e Fishtës: “Rrugëtimi fishtian”.
Ky rrugëtim nis me:
1.Ish- banesën, ku ka lindur At Gjergj Fishta, më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës, Lezhë.
Dikur aty ngrihej një godinë reale, e shpallur monument kulture, por sot ka mbetur vetëm një kryq dhe një libër simbolik. Aty parashikohet ndërtimi i një memoriali të denjë për poetin.
- Rrugëtimi vijon me banesën, ku sot nisi rikonstruksioni, në fshatin Fishtë.
- Për të kaluar në ato institucione, ku ai do të niste udhën si klerik: si Kuvendi, kisha dhe shkolla Fraçeskane.
- Kuvendi i Troshanit, monument kulture, është vendi ku ai kaloi një periudhë të gjatë të kohës së tij si mësimdhënës.
Pas studimit në Bosnje si meshtar, do të kthehej sërish në Troshan, ku edhe do të jepte meshën e tij të parë, teksa ishte 23-vjeçar.
- Kisha famullitare e Dom Lleshit - Zoja Nunciatë, në Lezhë, është një tjetër pikë qëndrimi, ku Fishta kryente shërbime fetare dhe shërbeu si kapelan (1896-1897). Një ndërtesë me një histori të gjatë, që ka shërbyer si spital gjatë Luftës së Dytë Botërore, e me ndalimin e besimit fetar u bë stallë dhe, në vijim, ofiçinë mekanike dhe kovaçeri.
Këmbanaria u rrëzua dhe hyrja u tjetërsua, për të lejuar kalimin e kamionëve.
Mesha e shenjtë, e kremtuar me 3 mars 1991, shënon edhe për Lezhën fillimin e një pranvere të re fetare e, njëkohësisht, rikthimin e ndërtesës historike kishtare në funksionin e saj si vend kulti i krishterë.
Mendohet se në dritaret e kësaj kishe At Gjergj Fishta ka shkruar këngën e fundit të “Lahutës”.
- Kisha famullitare e Gomsiqes është një tjetër stacion i jetës fetare të Fishtës, ku u caktua si famullitar i përkohëshëm në vitin 1899.
- Selia e Shoqërisë "Bashkimi" na rrëfen për aktivitetin patriotik të At Gjergj Fishtës. Fishta mori pjesë në të gjitha botimet e shoqërisë duke filluar që nga Abetarja, libra këndimi e deri tek përpilimi i “Fjalori i Bashkimit”, 1908.
8 Kuvendi, kisha dhe shkolla Fraçeskane nuk mund të jenë jashtë këtij itinerari. Më 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i Shkollës Françeskane, ku ndërmori si iniciativë të parë vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi, pasi në Shkodër, aso kohe, synohej ndjekja e shkollave në gjuhët italisht, frëngjisht, turqisht.
Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Ku pëveç librave të vet e të bashkëvëllezërve, mblodhi gjithçka gjeti të vlefshme për të rinj e studentë e mësues.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38