Flash News

KRYESORE

Nisin shkarkimet në Shkodër, këta janë zyrtarët e parë që largohen

Nisin shkarkimet në Shkodër, këta janë zyrtarët e

Nisin shkarkimet edhe në drejtoritë e Shkodrës. Deputetët socialisë bënë disa propozime për reformimin e institucioneve dhe të gjithë proçesit që do të pasojë strukturimi i ministrive. Argumenti për lëvizjet e tyre ka qenë shumë i thjeshtë, që secili ka mbushur ciklin e tij dhe duhet një performancë me rime më të shpejta në këtë 4 vjeçar.

ShkodraNews bën shkruan se sipas burimeve brenda selisë rozë, emrat e diskutuar për t’u larguar janë:

-Mustafa Kraja i Bujqësisë,

-Hysen Hysaj i Tatimeve,

-Kadri Ymeri i Arsimit,

-Meri Markiçi e Kurseve Profesionale,

-Agim Shimaj i Inspektoriatit të Punës,

-Majlinda Laçaj e Monumenteve.

- Rozafa Zmijani e Zyrës së Punës.

Sipas deputeteve, drejtuesit e ri duhet te kalojnë në kritere të sakta vleresimi, duke patur më parë një skanim të rezultatit për çdo qendër votimi që ato kanë administruar, me qëllim që të mos krijohen pakënaqesi brenda bazës.

Mësohet se është kërkuar që për kandidatët në listen për deputet që nuk u shpallën fitues, duhet të krijohen hapësira që ato të emerohen në drejtori të caktuara, e jo te lihen të papunë, pasi kontributi i tyre në fushate ka qenë i konsiderueshëm.

Të gjitha këto diskutime të propozuara në selinë roze, do të duhet të kalojnë në një filter edhe në degen e partisë, pasi ndër vite pakënaqësitë e krijuara kanë qenë të mëdha. Orekset pas fitores se PS e vetme, jane shtuar pasi të gjithë pretendojne një karrige, shkruan ShkodraNews. Duke nisur nga ish-kandidatet për deputet, tek drejtoret aktual, strukturat bazë, por edhe ish-kryetaret e komunave që në 4 vjeçarin e parë qëndruan në pritje.

Të fundit