Flash News

KRYESORE

Nisin spastrimet në Bashkinë e Durrësit, Sako bën ‘kurban’ 2 të besuarit e Dakos

Nisin spastrimet në Bashkinë e Durrësit, Sako bën

Sapo ka marrë detyren, kryebashkiakia e Durrësit, Valbona Sako ka nisur spastrimet në bashki, duke larguar njerëzit e Vangjush Dakos. I pari që është pushuar nga puna është nënkryetari Sami Gjergji (4 vite punë në bashki), i pasuar nga  drejtori i kabinetit, Lavdosh Beqiraj (12 vite në krah të Dakos).

Në një intervistë për “Durrësi Lajm”, Sako është shprehur se në ditët në vijim do të diskutojë me stafin për ndryshime të tjera. “Për të krijuar qetësi në punë, ndërrimin e stafit do ta mendoj gradualisht. Në ditët në vijim do të shikojë nëse do të duan të punojmë bashkë me ritmin që na karakterizon. Nuk mund të them ndonjë gjë tani sepse jam shumë shpejt”, deklaron Sako.

Që në ditët e parë, ajo ka rimodeluar gjithashtu Drejtorinë e Shërbimit, që përdoret për ankesat e qytetave, për të cilin duket se Sako nuk është e kënaqur për mënyrën se si ka funksionuar në kohën e Dakos.

https://www.youtube.com/watch?v=e9qXwJ-n0xo

Të fundit