Flash News

KRYESORE

Nisma/ 13 vende të BE-së kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Nisma/ 13 vende të BE-së kërkojnë hapjen e negociatave me

Trembëdhjetë vende të Bashkimit Evropian, shumica vende të reja anëtare nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore, përfshirë këtu Italinë dhe Austrinë, po hartojnë një nismë që ka për synim hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të ambasadorëve në Bruksel që do të mbahet nesër.

Njëmbëdhjetë vendet e tjera që kanë ndërmarrë këtë nismë janë Polonia, Çekia, Letonia, Estonia, Malta, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Bullgaria, Lituania.

“Ideja është të fillojë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thonë burimet diplomatike të Euractiv. Këto burime sqarojnë se ky dokument është një formë presioni ku të thuhet se dilema e asaj nëse BE-ja së pari ka nevojë për një thellim dhe zgjerim më vonë është e gabuar.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptohet kjo dilemë artificiale, sepse ne po flasim për hapjen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë”, tha për Euractiv një diplomat i BE-së.

Franca dhe Holanda aktualisht po udhëheqin opozitën për fillimin e bisedimeve, ndërsa Gjermania është e ndarë CDU/CSU është në favor të shtyrjes së negociatave, ndërsa ministri i SPD Michael Roth mendon se ato duhet të fillojnë menjëherë.

Ndërsa nga ana e tij ministri i jashtëm çek Tomas Petricek është shprehur i gatshëm për mbështetjen e zgjerimit.

Të fundit