Flash News

KRYESORE

Nisma “Edhe unë”, aktori Neritan Liçaj i bashkohet qëndrimit të Bujar Kapexhiut : Më 30 qershor do pengoj votimet

Nisma “Edhe unë”,  aktori Neritan Liçaj i bashkohet

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar nismës  “Edhe unë” për të penguar votimet më 30 Qershor. Kjo nismë po qarkullon në rrjetet sociale, si mbështetje nga persona, kryesisht publikë që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Liçaj shkruan se i bashkohet qëndrimit të artistit Bujar Kapexhiu, i cili ka deklaruar se do te jetë në qendrën e tij të votimit për të mos lejuar një votim të paligjshëm.

“S'do lejojme qe jetet tona dhe te femijeve tane te neperkemben dhe te bien ne letargjine e dhimshme te vdekjes se ngadalte te padinjitetit nga sundimi e nje bande gangsterresh qe s'njohin kushtetute,te drejta,demokraci,mendim te lire,art,kultute,perparim,dije,qyteterim,komb dhe krenari . .por vetem rrugaceri dhe vjedhje!

Po te doni shpërndajeni”-  shkruan Neritan Liçaj.

 

Më herët, regjizori dhe aktori Bujar Kapexhiu i ftuar në një studio televizive u shpreh me ironi për ditën e zgjedhjeve duke thënë se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit por do pengonte të tjerët të votonin.

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”,- ishte deklarata e Kapexhiut.

 

Të fundit