Flash News

KRYESORE

Nisma kushtetuese e PD, kush janë politikanët që do t’i nënshtrohen vettingut  

Nisma kushtetuese e PD, kush janë politikanët që do t’i

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka shtjelluar më tepër nismën e saj më të fundit kushtetuese për vetting në politikë. Nisma është depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Basha ka sqaruar se në këtë proces, që sipas tij është identik si ai që po zbatohet prej disa muajsh me prokurorët dhe gjyqtarët, pra me tre shtyllat bazë të vettingut, si justifikimi i pasurisë, vlerësimin profesional dhe pastërtia e figurës e lidhjet me krimin e organizuar.

Sipas Bashës në këtë proces përfshihen deputetët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, krerët e institucioneve kushtetuese, bashkiakët e vendit.

“I gjithë skalioni i parë i politikës do përfshihen sipas amendamenteve kushtetuese që ka dorëzuar sot PD në Kuvend, njësoj si me vettingun me prokurorët dhe gjyqtarët”, u shpreh Basha.

Të fundit