Flash News

KRYESORE

“Nisma” nis rrugëtimin politik me “bekimin” amerikan; përfaqësuesit e partisë më të re takim informal me Yuri Kim

“Nisma” nis rrugëtimin politik me “bekimin”

Anëtarët e “Nismës”, partisë më të re politike në Shqipëri, kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në takimin e mbajtur në formën e një darke informale në një nga resorantet e kryeqytetit, kanë marrë pjesë deputetja Rudina Hajdari, mjeku Artan Koni, por edhe anëtari më i kësaj partie politike, pedagogu i njohur Rezart Prifti.

Nuk dihen detajet e plota rreth takimit, mirëpo pamjet e mësipërme na bëjnë të kuptojmë se “Nisma” ka nisur kështu rrugëtimin e saj politik me “bekimin” amerikan.

Kujtojmë se, Rudina Hajdari më herët ka deklaruar bashkimin nën një lëvizje të re politike me personazhe të pa përfshirë më parë në politikë dhe të njëjtën deklaratë e kanë bërë edhe drejtuesit e Nismës Thurje.

Ndërkaq, mbetet për t’u parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i “Nismës”.

Të fundit