Flash News

KRYESORE

Nisma Thurje event në "Pallatin e Kongreseve": Fajin se kanë shqiptarët por sistemi politik

Nisma Thurje event në "Pallatin e Kongreseve": Fajin se kanë

Nisma Thurje ka organizuar një event në "Pallatin e Kongreseve" në Tiranë, një event mbi  mendimin kritik e aktrimin. Ky aktivitet me tematikë "Imagjino", kërkon të nxisë mendimin kritik dhe të ndërgjegjësojë shqiptarët për të kërkuar të drejtën dhe të jetojmë një një Shqipëri që nuk kemi frikë nga ajo që bëjmë.

Aktivisti Erion Kristo, në fjalën që ka mbajtur, i bëri apel shqiptarëve për bashkim dhe për ta ngritur zërin ndaj hajdutëve në politikë.

"Ne shqiptarët nuk jemi të qetë, veprimet tona nuk përputhen në harmoni. Ne duam politikën por politika nuk na do ne. Nisma Thurje ka bërë ndër vite atë që u duk si e pamundur. E pabesueshme që është bërë një betejë shumë e madhe për plehrat. Duket sikur ka diçka plehra. Çdo njeri na shef si një dele, a ka tufë me dele këtu? Nisma Thurje ka krijuar një të vetën për t’i përgjigjur pyetjeve.

Në njëfarë mënyre ne duhet të kemi një opinion të përbashkët. Shqiptarët janë tenorë të mrekullueshëm, por koristë të këqij. Prandaj duhet ta ngremë zërin bashkë. Të shkarkojmë bashkë aplikacionin për t’u bërë bashkë. Nisma Thurje ka qenë në të katër cepat e Shqipërisë. Ka qenë dhe në Bulqizë me minatorët dhe me punëtorët e Ballshit. Nëse nuk solidarizohemi me të tjerët, mos prisni t’ju ndihmojë njeri. është fare e thjeshtë ne sot ose unë sot dua ndryshime të thella demokratike, duam ndryshime të thella kushtetuese dhe zgjedhore. Nuk duam makijazhe të Kodit Zgjedhor. Dua që populli të zgjedhë atë që qeveris. Hajdutët nuk ikin sepse e dinë që ne nuk bashkojnë zërat. Unë e di që po ta ngresh zërin ata nuk e kanë atë fuqi. Edhe kokat thoshin se njerëzit nuk ulen dot në hënë por ja që u ulën."

E ndërsa Endri Shabani, u shpreh duke thënë se është e gabuar shprehja "Shqipëria nuk bëhët nga shqiptarët" pasi shqiptarët që dalin jashtë shkëlqejnë në të gjitha fushat:

"Pra, nuk e kanë fajin shqiptarët. Por duhet, një sistem i drejtë politik që i jep të drejtë të rinjve që të zhvillohen këtu. Problemi që kemi nuk është natyror as gjeografik por mirefilltazi politik."

Gjithashtu, Shabani theksoi se Shqipëria duhet të jetë ajo kur:

"Mësuesi nuk ka frikë që të vijë në një aktivitet si ky se nesër do e heqin nga puna."

Mund ta ndiqni live në këtë link:

Të fundit