Flash News

KRYESORE

Nisma “Ti je një luledielli” merr përmasa globale, Miss New York-u set fotografik me bluzën e fushatës

Albana Osmani, themeluesja e fushatës “Ti je një luledjelli”,  ndodhet në New York për të përhapur fushatën e saj të bamirësisë, ku duket se edhe atje ia ka dalë.

Ajo ka zhvilluar takime me ambasadoren e përhershme të Misionit Shqiptar pranë OKB-së, në zyrat e UNICEF-it dhe UNDP-së dhe tashmë një imazh i njohur, siç është Miss New York-u, Genesis Camilas ka pozuar me bluzën me lulen karakterizuese të fushatës.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë iniciatorja Albana, e cila ka postuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto të modeles me bluzën e fushatës “Ti je një luledielli”.

Albana Osmani ka pasur mbështetjen e Fadil Berishës, fotografi zyrtar për shumë i vite i Miss USA, ku do të marrë pjesë gjatë këtij viti dhe përfaqësuesja e New York-ut, e cila ka realizuar një set të tërë me bluzën e fushatës së bamirësisë, të nisur në Shqipëri.

 

Të fundit