Flash News

KRYESORE

Nismat e qeverisë ‘rikthejnë në skenë’ Robert Ndrenikën: Ajo fjala që i kam thënë ministreshës...

Nismat e qeverisë ‘rikthejnë në skenë’ Robert

74 artistë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë anulimin e projektligjit për artin dhe kulturën si dhe të mos zhvendoset Teatri Kombëtar tek “Turbina”.

Aktorë, regjisorë, kineastë, studentë dhe profesorë të Universitetit të Arteve i kërkojnë Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, një takim për të disktuar rreth këtyre çështjeve.

Për herë të parë për këtë çështje ka folur edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.

“Ajo Turbina, unë vajta e pashë dhe me shokë, ishte qesharake, për teatër nuk bën. Ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale. Ajo fjala që i paskam thënë unë asaj ministreshës që do shtrihem atje dhe ajo që tha le të vijë të interpretojë, të shtrihet tek Turbina, ma ironizoi, ajo paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marr vesh çfarë do bëhet në të, le që Opera të mos guxojë të qaset”, u shpreh Ndrenika.

Të fundit