Flash News

KRYESORE

Niveli i korrupsionit në Shqipëri, ministri gjerman: Jam i shqetësuar, prioritet kyç për çeljen e negociatave

Niveli i korrupsionit në Shqipëri, ministri gjerman: Jam i

Ministri gjerman i Shtetit Michael Roth ka komentuar raportin e fundit të ‘Transparency International’, ku rezultoi se Shqipëria renditej ndër vendet që  shënoi rënie në luftën kundër korrupsionit, përgjatë 2018-ës.

Në një intervistë për DW, Roth shprehur pakënaqësinë për këtë renditje të Shqipërisë, pasi lufta ndaj korrupsionit cilësohet edhe si nga prioritetet kyçe për çeljen e negociatave me BE-në.

“Këtë e shoh me shqetësim. Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë me vendosmëri dhe është një prioritet kyç për hapjen e negociatave me BE-në”, u shpreh ministri, i cili komentoi edhe mundësinë e vendit tonë që në qershor të marrë dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

“Një gjë është e qartë: Çdo vend kandidat matet me arritjet e veta. Këshilli i BE-së vendosi në qershor 2018 se me çfarë do të maten përparimet e Shqipërisë. Këtu kanë rëndësi qendrore reformat në administratën publike, gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të drejtat e njeriut. Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë reformat e saj, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së – të cilat duhet ta marrin këtë vendim njëzëri – të jenë të bindur se përparimi i saj është i mjaftueshëm për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Qeverisë federale për një “po” i nevojitet drita jeshile nga Bundestagu”, tha ministri gjerman.

Të fundit