Flash News

KRYESORE

Një 'aleat' i Ramës nga Amerika jep një plan tri pikësh për daljen nga kriza politike  

Mark Kosmo, kryetar i Shoqatës shqiptaro-amerikane të Bostonit, MaasBesa, i cili ka punuar në vitet '90 në Shqipëri si ekspert i Bankës Botërore, dhe ka njohje të mirë të vendit, ka 'skicuar' një plan tri pikësh për daljen nga kriza.

Në një status në Facebook, Kosmo, që ka qenë kritik së fundmi edhe me Samitin e Diasporës të organizuar nga qeveria shqiptare, sheh një qeveri të ndërmjetme si një prej rrugëve të zgjidhjes.

Gjithashtu, ai thekson se kjo qeveri duhet të përgatisë një kod të ri të rishikuar të zgjedhjeve dhe, së treti, zgjedhjet e reja të mbahen vetëm pasi kodi të jetë rishikuar dhe miratuar.

Të fundit