Flash News

KRYESORE

“Një barkderr i shëmtuar si kryeministri shkallmoi dyert”, Salianji nxjerr videon: Çfarë po ndodh para bashkisë së Devollit

“Një barkderr i shëmtuar si kryeministri shkallmoi dyert”,

Në Bashkinë e Devollit situata është mjaft e tensionuar, pasi kryetari i ri i kësaj bashkie, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka shkuar në zyrë që herët në mëngjes, i shoqëruar nga forcat të shumta policie dhe 30 anëtarë të forcave speciale.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia.

Salianji i quan socialistët ‘një juntë debilash që flenë nëpër institucione, duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.’

“E pate si nje barkderr i shemtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet per te treguar se ketu nuk ka institucione nuk ka ligj dhe vetegjyqesia eshte akti qe beri dhe per te cilin do te mbaje pergjegjesi sipas nje kallezimi penal. Personi i veteshpallur si kryebashkiak dhe qe zaptoi zyrat do te kallezohet edhe per pervetesim te titullit”-tha Salianji.

Salianji ka postuar edhe një video në adresën e tij në Facebook denoncon praninë e madhe të Policisë së Shtetit pranë godinës së Bashkisë së Devollit:

“Të trembur nga qytetarët junta vazhdon të shtojë policët të cilët në kundërshtim me ligjin pêr tubimet janë të armatosur përballe qytetarëve!”-shkruan Salianji.

 

Të fundit