Flash News

KRYESORE

Një bilanc në rritje i rasteve me COVID-19 në plazhin nudist, autoritetet: Mbani maskat

Një bilanc në rritje i rasteve me COVID-19 në plazhin nudist,

Në plazhin nudist në Cap d’Agde në Francë janë infektuar të paktën 95 persona me COVID-19 në një dite dhe zyrtarët e shëndetësisë franceze kanë ngritur menjëherë alarmin, duke u bërë thirrje pushuesve të zbatojnë masat e protokollet: të mbajnë distancën dhe të vendosin maskën.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shkalla e infeksionit në resort është katër herë më e lartë se në një fshat aty pranë.

Franca po përballet me një valë të dytë të virusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 4900 raste të reja, shifra më e lartë që prej muajit maj.

Të fundit