Flash News

KRYESORE

“Një biznesmen në Fushë-Krujë u trajtua si kafshë”, Gjika revoltohet në Kryesinën e Kuvendit: Di shumë raste që implikojnë zyrtarët me uniformë

“Një biznesmen në Fushë-Krujë u trajtua si

Mbledhja e organizuar në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar nismën e PD për vettingun në politikë është shoqëruar me debate të forta.

Pas largimit të deputetit të PD, Ervin Salianji, ka qenë kreu i  Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika ai i cili ka shprehur rezervat e tij sa i takon mënyrës së si përfaqësuesit me uniformë të shtetit i trajtojnë biznesmenët e ndershëm.

Duke marrë shkas nga rasti i një biznesmeni me aktivitet në Fushë-Krujë, Gjika ka ngritur tonet duke i kërkuar qeverisë që të ndërhyjë për të reformuar politikat e zyrtarëve të shtetit, sa i takon mënyrës se si ata trajtohen.

“Di shumë raste që njerëz me uniformën e shtetit kanë stile, pengojnë njerëzit e ndershëm. Dje u dha në televizion një skandal. Një biznesmen që punëson 500 gra në Fushë Krujë e kanë trajtuar si kafshë, kush janë këta policë. Politika duhet të japë shembull pozitiv. Po ta shihnit atë video, do revoltoheshit si unë. Madje, ka struktura të tëra që punojnë që ata të godasin ata që punojnë”, u shpreh Gjika, duke shtuar se kjo është arsyeja që edhe investitorët e huaj stepen për të zhvilluar biznes në Shqipëri.

Po ashtu, Gjika komenton edhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

“Ky është skandal, të aplikojë një familje po, e një jo kjo s’ka ndodhur kurrë, duhet bërë edhe një projektligj”, u shpreh Gjika.

Të fundit