Flash News

KRYESORE

Një “Brad Pitt” i ri dhe i pasionuar, Angelina Jolie në një lidhje të re

Pavarësisht se pas divorcit me aktorin Brad Pitt, Angelina Jolie deklaroi se nuk ka kohë për një partner të ri por do t`i përkushtohet fëmijëvë, aktorja duket se është dashuruar sërish, ose të pakten mund të themi se ka gjetur dikë me të cilin përshtatet.

Sipas “Radar Online”, aktorja ka nisur një marrëdhënie të re me kolegun e saj Garrett Hedlund, duke lënë pas Brad Pitt.

Çifti mendohet se është njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, ku regjizore ishte vetë Jolie, në kohën kur ajo ishte ende e martuar me Pitt:

“Ata fillimisht shkëmbyen adresat e e emailit, por më pas lanë një takim për darkë. Tashmë Angelina është tepër e kënaqur dhe po gëzon vëmendjen e Garrett”.

Aktori 33-vjeçar ka interpretuar edhe me Brad Pitt në filmin “Troy”.

Të fundit