Flash News

KRYESORE

“Një burrë i vetëm nuk mund të plotësojë dëshirat e një femre”. Nga Putin te Stallone, Pamela Anderson tregon ‘listën’

“Një burrë i vetëm nuk mund të plotësojë dëshirat e një femre”, kështu i ka thënë tezja e saj Pamela Anderson, fjalë të cilat ish modelja e “PlayBoy” i ka marrë si këshillë. 50 vjeçarja njihet për romanca të shumta me meshkuj të njohur, nga politikanë, te aktorë e futbollistë.

Ajo ka patur lidhje apo njohje të shkurtra me Julian Assange, Sylvester Stallone apo Adil Rami, ndërsa së fundmi ka nxjerrë dhe emrin e Vladimir Putin.

 Ish-modelja e shndërruar në aktiviste, foli për Piers Morgan ku u pyet për llojin e raportit me Presidentin rus. “Kam pasur kontakt dhe e ruaj ende kontaktin me të që prej lobimit tim në 2009 për të ndalur gjuetinë e fokave”, pohoi ajo, duke vënë buzën në gaz.

50-vjeçarja bëri një tjetër rrëfim ‘pa dorashka’, kur tregoi se në një rast, shtatë modele të zhveshura e panë atë duke bërë seks me Hugh Hefner.

 “Mendova se çfarë mund të ndodhte mes 7 vajzave dhe Hef? U ula në krevat dhe po i shihja, më pas kuptova që po më shihnin ato mua”, u shpreh ajo, teksa shton, “mendova ky nuk është film, dhe u largova”.

Sot nënë e 2 fëmijëve, Pamela tregon se ka parë shumë çmenduri në rezidencën Playboy.

Të fundit