Flash News

KRYESORE

Një çift i ri në showbizz-in shqiptar. Këngëtarja e njohur në lidhje me djalin e deputetit të LSI

Mesa duket, një tjetër histori dashurie ka lindur në radhët e VIP-ave, që deri më sot është ruajtur me fanatizëm dhe larg syrit të publikut. Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare, Adelina Berisha dhe djalin e deputetit të Durrësit, Lefter Koka, Arbri. “Bluetooth” ka mundur të mësojë se dyshja është në një lidhje dashurie prej pak kohësh. Arbri dhe Adelina janë takuar në vendin tonë nga shoqëria e përbashkët, e duket se nga ajo ditë, ata po kalojnë përherë e më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, tashmë si dy të dashuruar.

Mes angazhimeve të shumta që Adelina ka në sezonin e verës, ajo gjen kohë të udhëtojë drejt Durrësit për të takuar të dashurin e saj të ri. Me aq sa kemi mundur të marrim vesh edhe nga miqtë e çiftit, nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur Arbri ka udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë më pranë partneres së tij. “Bluetooth” ka mundur të mësojë edhe për ‘arratisjen’ e ëmbël të çiftit këtë verë në jug të vendit tonë. Arbri dhe Adelina janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në bregdetin e Jalës. Çifti ka zgjedhur të pushojë për pak ditë në një nga resortet e bregdetit, duke bërë kështu një nga daljet e tyre të para së bashku. Edhe pse shpesh janë përpjekur t’i shpëtojnë syrit të publikut, në rrethin e tyre të miqësisë, kjo lidhje është mjaft popullore.

Të fundit