Flash News

KRYESORE

Një dashuri si e Michelle dhe Barack Obama, çifti emocionojnë me dedikimet në 27-vjetorin e martesës

Një dashuri si e Michelle dhe Barack Obama, çifti emocionojnë
Michelle Obama dhe Barack Obama janë një ndër çiftet që frymëzojnë më shumë. Qëkur ishin çift presidencial e më pas, dyshja kanë treguar vazhdimisht se janë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit. Dje, Obama-t kanë celebruar 27-vjetorin e martesës dhe secili në profilet e tyre në Instagram i kanë dedikuar njëri-tjetrit një postim tejet të ndjeshëm dhe emocional. Michelle, në foton e saj shkruan: “27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do të thoja se ai është dorëzuar. Jemi gati për kapitullin tonë të ri për t’u bërë fole të zbrazëta dhe për të zbuluar ç’do të vijë tjetër, ndërkohë që e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi shumë vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack.”
E ndërsa Barack: “Siç ‘Beatles’ thanë, bëhet më e mirë me kohën. Faleminderit zemër për 27 vite fantastike.”
 
View this post on Instagram
 

Like the Beatles said: It’s getting better all the time. Thanks, babe, for 27 amazing years!

A post shared by Barack Obama (@barackobama) on

Të fundit