Flash News

KRYESORE

Një dhuratë nga Apple në kohë koronavirusi, nxjerr iPhone me 399$

Apple ka linçuar sot një version të ri të  iPhone SE. iPhone i ri duket fiks si iPhone 8 i vitit 2017, me një ekran 4,7 inç, një buton për Home dhe me hapje nëpërmjet shenjës së gishtit, me xham nga pas dhe një kamera.

Por në brendësi, ka gjithçka si të iPhone 11. Sipas nënkryetarit të marketingut të Apple, iPhone SE preferohet nga klientët sepse ka një kombinim unik të madhësisë, performancës së lartë dhe çmimit të përballueshëm.

iPhone vjen në treg me një çmim prej 399$, që do të thotë 300$ më lirë se iPhone 11.

iPhone SE ka një kamer të shkëlqyer 12 megapiksel, realizon portrete, ka efekte ndriçimi dhe kontroll të thellësisë, njësoj si iPhone 11.

 

Të fundit