Flash News

KRYESORE

Një ditë më shumë pushim për administratën publike, Komisioni i Ligjeve miraton tjetër festë zyrtare

Pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës Endri Zerva në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, është miratuar një festë tjetër zyrtare në nder të Nënë Terezës.

5 shtatori, dita e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut  tashmë do të jetë në listën e festave kombëtare dhe do quhet shenjtërimi i Shën Terezës.

Ende nuk është e qartë nëse do të zëvendësohet me festën e 19 nëntorit e cila përkon me lumturimin e humanistes shqiptare, apo do të jetë një tjetër datë në nder të saj.

Ky projektligj do të kalojë më vonë në Kuvend për miratim.

Të fundit