Flash News

KRYESORE

Një ditë para protestës, Ambasada thirrje shtetasve amerikanë: Shmangni grupimet e mëdha

Një ditë para protestës, Ambasada thirrje shtetasve

Një ditë para protestës së opozitës, ka reaguar Ambasada e SHBA në Shqipëri.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, - thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri që të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit.

Të fundit