Flash News

KRYESORE

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, ambasada amerikane apel pjesëmarrësve

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës,

Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë një apel për pjesëmarrësit e protestës kombëtare të planifikuar nesër nga opozita e bashkuar.

Ambasada u bën thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës dhe të protestojnë paqësisht.

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA.

Protesta e opozitës pritet të mbahet nesër (e shtunë) në orën 18.30 para kryeministrisë.

Të fundit