Flash News

KRYESORE

Një ditë para samitit për refugjatët, Antonio Tajani: E mundshme që kampet të ngrihen në Shqipëri

Një ditë para samitit për refugjatët, Antonio Tajani: E

Për herë të parë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian ka deklaruar se është e mundshme që kampet e refugjatëve të ngrihen në Shqipëri ose në Maqedoninë Veriore. Bëhet fjalë për presidentin e Parlamentit Evropian, italianin Antonio Tajani, i cili e ka bërë këtë deklaratë një ditë përpara mini-samitit për refugjatët, i kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE”, ka thënë Tajani sot për "Funke Medien Gruppe", duke shtuar se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut.

Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare, ka vijuar Tajani, ne kemi nevojë për një strategji europiane.

Presidenti i PE ka përmendur Libinë, Tunizinë, Marokun dhe Nigerinë si shtete të mundshme ku mund të ngrihen gjithashtu kampe për refugjatët.

Tajani ka theksuar se problemi i refugjatëve nuk është çështje vetëm e Gjermanisë dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje në nivel të BE-së, sepse nëse shtetet anëtare veprojnë të veçuara, atëherë kjo mund të sjellë edhe shkatërrimin e unionit.

Të fundit