Flash News

KRYESORE

Një ditë para se Basha të vulosë listat, Duka thotë se nuk e ka ndarë mendjen

Një ditë para se Basha të vulosë listat, Duka thotë se

Agron Duka, kreu i PAA dhe aleat i PD në betejën për zgjedhje të lira, thotë se mund të garojë më vete ose nën siglën e PD. Në një deklaratë për mediat Duka thotë se edhe gjatë rezistencës në Çadër partia e tij e ka vazhduar fushatën duke prezantuar kandidatë në të gjitha qarqet. Kështuqë, ajo e ka strukturën e gatshme.

Tha Duka:

"Në situatën politike të krijuar në vend pas marrëveshjes PD-PS, forca jonë politike përballet më nje realitet të ri.

PAA prej rrëth 8 muajsh ka prezantuar në çdo qark kandidatët e saj për deputetë dhe sot ajo është e gatshme të jetë pjesë garës elektorale në të gjitha format dhe kushtet: më vetë por edhe nën siglën e Partisë Demokratike, përkrah të cilës zhvilluam betejën e madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme."

Kjo delaratë e Dukës mund të shihet edhe si forma e fundit  epresionit ndaj Bashës, megjithsë burime të politiko. al thonë se ka tashmë një pakt mes kryetarit të PD dhe atij të PAA.  

Të fundit