Flash News

KRYESORE

Një ditë para vendimit, Rama takon presidentin e KE: Një nga zërat më të fortë në frontin e PO-së për Shqipërinë

Një ditë para vendimit të Këshillit Europian për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë,Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bruksel presidentin e këtij këshilli, Donald Tusk. “Një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", shkruan Rama në një postim në Facebook. Vendimi për hapjen e negociatave do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE. Në draftin zyrtar të Presidencës finlandeze të BE, i cili u zbardh sot, propozohet hapja e negociatave me Maqedoninë e veriut, ndërsa për Shqipërinë të shtyhen në gjysmën e parë të vitit 2020. Kryeministri ka shpërndarë edhe në Instagram një video nga momentet e takmit me Donald Tusk në Bruksel.
 
View this post on Instagram
 

BRUKSEL - ME PRESIDENTIN DONALD TUSK🇦🇱🤝🇪🇺

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Të fundit