Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një ditë para vitit të ri shkollor, ish-deputeti i PD: Qeveria ka braktisur arsimin, mësueseve u dha bërrylin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thekson se viti i ri arsimor parauniversitar do të nisë mes kaosit politik dhe me një atmosferë të vakët.
Në një status në rrjetet sociale, Boçi shkruan se nga prioritet, arsimi është shndërruar tashmë në një plaçkë për kompensim propagandistik, nën qeverisjen e Ramës.
“Do bëjnë nesër ritualin me buzëqeshje hipokrite, urime shabllon, me skenarë hollivudianë me fëmijë të lumtur, mësues të zbukuruar e prindër të gëzuar, për t’i shpërndarë si ushqim për popullin, nëpër mediat me lajme të sfrocuara.
Shteti, ministria e kryeministri do rrahin gjoksin për lëmashat e librave të përdorura, për ndonjë qokë rikonstruksioni, ose do të përkëdhelin mes fjalimeve bajate, live, ndonjë nxënës”, shkruan ish deputeti.
Statusi i plotë:
KRONIKË ARSIMOREMes kaosit politik dhe etheve për hapje negociatash, nesër merr udhë nisja e vitit shkollor në arsimin parauniversitar.
Mijëra janë ato fëmijë që do të ulen për herë të parë, për t’iu bashkuar të tjerëve drejt përpjekjes për të ndërtuar përmes dijes të ardhmen e një jete më të mirë.
Por ngjarja madhore e ditës së parë të shkollës ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe atmosferën e pragfillimit.
Gjithçka ngjan e vakët dhe e zymtë me tek-tuk oaze privatësh që përpiqen të ndezin optimizmin.
Arsimi sot i ngjan një terreni të shpartalluar pas një luftë shkatërrimtare.
Nga prioritet ai është shndërruar tashmë në një plaçkë për kompensim propagandistik.
Inercia e asgjë tjetër, lëviz qerren e tij përpara. Pasiguria dhe rastësia janë buajt që e tërheqin atë me një monotoni kërcitëse drejt hiçit.
Po shteti?
Po ministria?
Po kryeministri?
Asgjë. Do bëjnë nesër ritualin me buzëqeshje hipokrite, urime shabllon, me skenarë hollivudianë me fëmijë të lumtur, mësues të zbukuruar e prindër të gëzuar, për t’i shpërndarë si ushqim për popullin, nëpër mediat me lajme të sfrocuara.
Shteti, ministria e kryeministri do rrahin gjoksin për lëmashat e librave të përdorura, për ndonjë qokë rikonstruksioni, ose do të përkëdhelin mes fjalimeve bajate, live, ndonjë nxënës.
Do përshfaqin mrekullisht injorancën brilante e do vetëkenaqen me fjalë uruese e lavdëruese.
Kaq dhe gjithçka do mbyllet me togëfjalëshin refren “arsimi që duam”, që në fakt është arsimi që nuk duhet e që nuk duam.
Drama Arsimit përpiqet të mbulohet kështu me mijëra marifete, në një ditë.
Por ajo është aty mes nxënësve, mësuesve e prindërve.
Braktisja është ulëritëse. Mijëra nxënës janë larguar për arsye emigratore nga sytë këmbët nga Shqipëria e shkolla e tyre e dashur.
Të tjerë në pamundësi ekonomike, nuk do mund të ulen më me shokët e tyre. Ne tragjikisht jemi duke humbur limfën e jetës së kombit e shteti nuk bëzan.
Familjet shqiptare të rrënuara progresivisht këto vite, janë nën e ethet e pamundësisë financiare për të përballuar kostot e larta të rritura arsimore. Qeveria i ka braktisur.
Paketat e librave kushtojnë çdo vit e më shumë. Shkojnë deri në 80.000 lekë në arsimin 9-vjeçar e deri në 110.000 në atë të mesëm.
Rrjeti i godinave shkollore ka pamjen e një post bombardimi.
Infrastruktura shkollore është e rrënuar.
Godina të reja shkollore dhe të rikonstruktuara të kap syri vetëm me gishtat e dorës.
Për laboratorë, TIK, e biblioteka nuk e ve kush ujin në zjarr.
Klasat kolektive dhe klasat fiktive kanë shtrirë dominancën e tyre kudo.
Struktura ligjore arsimore, është një mish-mash vendimesh e ligjesh të rastit që kundërshtojnë njëri-tjetrin e kanë eleminuar rregullin, parimin dhe institucionet brenda një ministrie ku sundon padija dhe butaforia.
Po mësuesit?
Mësuesit do marrin ndonjë lule nga nxënësit, se Kryeministri e qeveria i ka dhënë bërrylin.
I kanë shkelur me këmbë mësuesit me dhunë politike. I kanë mbytur me letra i kanë shfytyruar misionin.
Me udhëzimin e fundit 13, i kanë futur në një kacafytje permanente me njëri-tjetrin, për vendin e punës e bukën e gojës.
Financiarisht i kanë braktisur deri në mohim.
E drama vazhdon...bashkë me ditën e parë të shkollës.
Parlamenti ndërkohë do miratojë koncesionin e rradhës.
Krimi do rrisë përfaqësimin e tij në politikë dhe në ekonomi.
Ministrja do shfaqë video-regjistrimin urues me pompozitet qesharak.
Ndërsa Kryeministri me siguri do ngërdheshet diku, me urim-batutë, duke u përpjekur të englendisë turmën e sejmenëve që i bëjnë fresk...
E askush nga këta nuk do t’ia dijë për lëngatën e arsimit...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38