Flash News

KRYESORE

Një ditë pas 5 majit, pllakata përkujtimore e Qemal Stafës shndërrohet në sfondin e vitrinës ku shiten këpucë

Ditën e djeshme u festua Dita e Dëshmorëve të Atdheut, teksa u organizuan ceremoni të ndryshme në përkujtim të vepës së tyre, ashtu siç nuk munguan edhe incidentet tek Varrezat e Dëshmorëve mes qytetarëve dhe nostalgjikëve të komunizmit.

Megjithatë, ajo që bën më shumë përshtypje është mungesa e kujdesit ndaj lapidarëve apo pllakatave përkujtimore të këtyre figurave të shqyara nga institucionet përgjegjëse.

Në një status në ‘Facebook’, deputeti i LSI-së, Luan Rama i ka bërë apel Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt që të programojë rivitalizimin, mbrojtjen dhe administrimin e të gjitha vendeve të shenjta të heroizmit popullor, të luftës e sakrificave partizane në veçanti, për t’i shndërruar ato (monumentet, lapidarët, shtëpitë me histori, pllakat përkujtimore etj), në referenca të biografisë së kryeqytetit e në pika takimi me historinë.

Apelin e tij, Rama e ilustron edhe me shembuj konkret: “Sepse, nëse në stendat e bunkartit pranë Ministrisë së Brendshme, “Heroi i Popullit” Asim Aliko është vënë poshtë këmbëve të kriminelit Hamit Matjani, të paktën pllaka përkujtimore e vendosur aty ku ra heroikisht “Heroi i Popullit” Qemal Stafa, të mos jetë sfondi i një vitrine ku shitën këpucë!”, ka përfunduar ai.

Të fundit